Vlerësimi i multikulturalizmit në nivel lokal në Republikën e Maqedonisë

Ky raport i vlerësimit është përgatitur për nevojat e projektit “Dallimet janë në modë – Promovimi
i multikulturalizmit në nivel lokal” , i implementuar në kuadër të Programit IPA për mbështetje
të Shoqërisë Civile dhe Mediave për vitin 2014 . Projekti realizohet nga Asociacioni për Iniciativë
Demokratike (ADI) nga Gostivari në bashkëpunim me “Odën Ekonomike të Maqedonisë Verip-
erëndimore” dhe Shoqatën multietnike Florence Nightingale (FN). Qëllimi kryesor i këtij aksioni
është “përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe rritja e demokracisë multikulturore lokale”.
Qëllimet specifike të projektit janë:

  • Të bëhet vlerësimi i progresit në implementimin e strategjive dhe politikave specifike që
    lidhen me integrimin e bashkësive etnike dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive.
  • Të zhvillohen dhe miratohen strategjitë lokale për dialog multikulturor;
  • Të përkrahet implementimi i aksioneve lokale me qëllim të përmirësimit të mar-
    rëdhënieve ndërmjet bashkësive nga ana e organizatave lokale civile.

Nëntë komuna multietnike në vend janë objektivi i aktiviteteve të projektit – komunat Bërvenicë,
Vrapçisht, Gostivar, Jegunovcë, Kërçovës, Tetovë, Kumanovë, Mavrovë-Rostushë dhe Strugë