Marrëdhëniet ndëretnike në fokus të EU integrimeve

Diskutimi i sfidave momentale në marrëdhëniet ndëretnike në vend; si dhe përkushtimi politik dhe institucional në përparimin e dialogut ndërkulturor dhe ndër-etnik në vend, ishte qëllimi i Konferencës nacionale “Kah multikulturalizmi integrativ” që u mbajt më 26 tetor 2018, në hotelin Aleksandar Palas në Shkup. Albert Musliu, Drejtor i parë ekzekutiv i Asociacionit për Iniciativa Demokratike (ADI) theksoi se organizatat e shoqërisë civile shpesh e trasojnë rrugën, në të cilën institucionet duhet të ndërlidhen dhe të reagojnë në ndërtimin e një shoqërie kohezive. Afrimi i vendit drejt proceseve euro –integruese, do të ndikojnë pozitivisht në gjendjen me marrëdhëniet ndëretnike, konsideron Musliu. Frejk Janmat, Këshilltar, Udhëheqës i Sektorit për Çështje Ekonomike, ndërtim të institucioneve, bashkëpunimin tejkufitar pranë Delegacionit të BE-së në Shkup, në fjalën e tij u fokusua në rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve ndëretnike. Organizatat e shoqërisë civile, së bashku me autoritetet lokale dhe komisionet lokale për marrëdhëniendërmjet bashkësive duhet ta kenë rolin kryesor në promovimin dhe përfshirjen e vlerave ndëretnike dhe ndërkulturore në diskursin publik. Në konferencë, mbajtën fjalim edhe Aleksandar Kiçkovski, kryetar i Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në Kuvend; Rubin Zemon, Këshilltar special për zhvillimin e multikulturalizmit në Zyrën e Kryeministrit; Kryetarët e komunave të Tetovës dhe Kumanovës – Teuta Arifi dhe Maksim Dimitrievski; Ilhan Rahman, Drejtor i Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve; Drilon Iseni, Drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Dallimet janë në modë – Promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal”, implementuar nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI) Gostivar, me mbështetje të Delegacionit të BE-së në Shkup. Partnerë të projektit janë: Asociacioni Multietnik “Florence Nightingale” dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.