Raporti nga një hulumtim i bërë për përvojën dhe aktivitetet në të cilat janë të angazhuar të rinjtë nga Pollogu dhe nivelin e pjesëmarrjes së tyre në komunitet, analizon perceptimet e të rinjve për pjesëmarrjen qytetare, aktivitetet dhe angazhimet në atë fushë, si dhe arsyet dhe pengesat e mundshme për mosveprimin e tyre. Raporti gjithashtu identifikon problemet në komunat Gostivar, Tetovë, Vrapçisht që prekin drejtpërdrejt të rinjtë.