Takim Pune

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Në kuadër të projektit ” Analiza e politikave dhe shpërndarja e burimeve lokale në mes bashkësive etnike në rajonin e Pollogut dhe Pellagonisë ” më 12.04.2016 në Prilep u zhvillua  një takim pune me përfaqësues të këshillave komunal, anëtarët e komisionit për mundësi të barabarta midis burrave dhe grave, komisionet për marrëdhëniet ndëretnike dhe shoqata civile nga komuna e Prilepit dhe Gostivarit . Më 13.04.2016 realizohet një takim i tillë edhe në Tetovë me përfaqësues nga Manastiri dhe Tetova.

Qëllimi i këtyre takimeve është prezantimi i gjetjeve nga Analiza Komparative :Gjendja e diskriminimit në rajonin e Pollogut dhe  Pellagonisë, shkëmbimi i përvojave dhe si dhe rishikimi i mundësive për qasje proaktive  për bartësit e vendimeve në luftën kundër diskriminimit.

Në përgjithësi, pjesëmarrësit në të dy takimet rekomanduan përmisimin dhe rritjen e bashkëpunimit me Komisionin shtetëror për preventivë dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe  Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë si dhe me organizatat qytetare që punojne në lëmin e (anti) diskriminimit, ngritjen e kapaciteteve për të identifikuar dhe për të reaguar në të gjitha bazat e diskriminimit,  promovimi i  konceptit  për  barazi dhe mosdiskriminim.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu mundësinë e formimit të komisioneve lokale për mbrojtjen nga diskriminimi.

Projektin “Analiza e politikave dhe shpërndarja e burimeve lokale në mes bashkësive etnike” e realizon Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI) në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Rinore – Manastir dhe  është i mbështetur nga Projekti i USAID-it për Shoqëri Civile,  i implementuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_media_grid grid_id=”vc_gid:1460641047721-07cc12d7-0fed-3″ include=”593,592,591,590,589,588,587,586,585,582″][/vc_column][/vc_row]