Panel diskutim: Ideja për barazi, mit apo realitet?!

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”650″ img_size=”full”][vc_column_text]Më 19.05.2016 (e enjte) në Universitetit e Evropës Juglindore në Tetovë u mbajt Panel diskutimi, aktiviteti përfundimtar nga projekti „ Analiza e politikave dhe shpërndarja e resurseve lokale ndërmjet bashkësive etnike në rajonin e Pellagonisë dhe Pollogut “

Lulzim Haziri, drejtor ekzekutiv në ADI, prezantoi aktivitetet e projektit, duke theksuar rezultatet kryesore të cilat kishin për qëllim forcimin e ndikimit të shoqërisë civile në përfaqësimin e idesë së barazisë në komunat e Gostivarit, Tetovës, Manastirit dhe Prilepit.

Bekim Kadriu, ekspert në fushën e anti-diskriminimit, në prezantimin e
analizës: „Gjendja me diskriminimin në rajonin e Pollogut dhe Pellagonisë “, bëri krahasimin e rezultateve që dolën nga hulumtimi ndërmjet qyteteve Gostivar dhe Tetovë, si përfaqësues të rajonit të Pollogut, kurse Manastiri dhe Prilepi, si përfaqësues të rajonit të Pellagonisë.

Аleksandër Kerzhalovski, Drejtor i parë ekzekutiv i MCMS, iu referua rolit të shoqërisë civile në Maqedoni në luftën kundër diskriminimit duke theksuar kontributin e OJQ-ve në hartimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Ai theksoi se politika anti-diskriminuese në shoqërinë e vendit ende është koncept i ri i cili kërkon angazhim më të madh në zbatimin e tij praktik dhe në rritjen e vetëdijes së qytetarëve.
Jasna Arangjeloviq Orovqanec, udhëheqëse projektesh në Shoqatën e Avokatëve të Rinj në Maqedoni, informoi pjesëmarrësit për rastet aktuale gjyqësore në fushën e diskriminimit dhe të cilat bazohen në statusin personal, mobingun në vendin e punës dhe qasjes në institucionet e personave me aftësi të kufizuara fizike.
Ajo shtoi se gratë, romët dhe komuniteti LGBT janë ende grupet më të rrezikuara të cilat përballen me diskriminim.

Diskutimi i pjesëmarrësve vazhdoi në drejtim të sugjerimeve për përmirësimin e kompetencave të komisioneve lokale për marrëdhëniet nder-etnike, komisionet për barazi gjinore dhe intensifikimin e veprimtarisë se tyre;veprimi përfshirës i autoriteteve në integrimin e grupeve të prekura; aplikimi i konceptit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel lokal; Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për njohjen dhe reagimin në rastet e diskriminimit, duke përdorur mjetet e disponueshme juridike.

Projektin „ Analiza e politikave dhe shpërndarja e burimeve lokale në mes bashkësive etnike në rajonin e Pollogut dhe Pellagonisë “ e realizon Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI) në partneritet me Qendrën kulturore të të Rinjve-Manastir dhe është i mbështetur nga Projekti i USAID-it për shoqëri civile të cilin e realizon Fondacioni Shoqëria e hapur – Maqedoni

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_media_grid grid_id=”vc_gid:1463750468814-ded8c48a-cb9b-6″ include=”650,649,648,647,645,643,641,640″][/vc_column][/vc_row]