Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian L.T. Semuel Zhbogar dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Dr. Arben Taravari, në vizitë pune në Asociacionin për Iniciativa Demokratike

Në kuadër të takimit punues ambasadori Zhbogar dhe kryetari Taravari realizuan takim me ekipin e projektit “Dallimet janë në modë – promovimi I multikulturalizmit në nivel lokal”, me qëllim që për së afërmi të njihen me qëllimet, rezultatet e arritura dhe aktivitetet e ardhëshme të projektit. Në takim përvojat e tyre nga projekti I shkëmbyen edhe përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale të Kumanovës dhe Vrapçishtit, Coki Ristovski dhe Bari Ebibi.
Projekti “Dallimet janë në modë – promovimi I multikulturalizmit në nivel lokal” realizohet nga viti 2016, në nëntë komuna dhe do të përfundoje në tetor 2018. Deri më tani, në aktivitetet e projektit kanë qenë të kyçur mbi 450 qytetarë – përfaqësues të vetqeverisjes lokale, institucionet lokale dhe shoqatat qytetare nga të gjitha 9 komunat. Projekti përkrahu përgatitjen e 3 strategjive lokale për përmirësimin e dialogut ndërkulturor në komunat e Strugës, Mavrovës-Rostushës dhe Kumanovës, ndërsa në periudhën e ardhëshme nëntë organizata qytetare lokale do të realizojnë aktivitete multikulturore.
Albert Musliu, drejtori I parë ekzekutiv I ADI-t, theksoi se projekti ka për qëllim që ta forcojë demokracinë multikulturore në nivel lokal, por edhe të jetë nxitje për veprim nacional dhe promovim të vlerave të multuikulturalizmit si karakteristikë fundamentale në vend.
Projekti “Dallimet janë në modë – promovimi I multikulturalizmit në nivel lokal” realizohet nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI) nga Gostivari në bashkëpunim me Odën ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Shoqatën multikulturore Florence Nightingale ndërsa është finansuar nga Bashkimi Europian, e përfaqësuar nga Delegacioni I Bashkimit Europian në Shkup.