ANALIZA E BASHKËJETESËS NDËRETNIKE NË NIVEL LOKAL: INDEKSI I MULTIKULTURALIZMIT

Qëllimi i këtij raporti është të paraqesë rezultatet e një hulumtimi mbi zhvillimin e marrëdhënieve midis bashkësive të ndryshme etnike në katër komuna të cilat janë të mbështetura dhe inkurajuar nga autoritetet lokale. Si pjesë e hulumtimit, u bë një përpjekje për të ndërtuar të ashtuquajturin Indeksin e Bashkëjetesës Ndëretnike, si një mjet metodologjik, zbatimi i të cilit do të tejkalonte vëllimin e këtij studimi dhe do të lejonte një zbatueshmëri të gjerë për të analizuar marrëdhëniet midis bashkësive në nivel lokal dhe monitorimin e tyre në periudha më të gjata kohore. Hulumtimi u realizua në kuadër të projektit Rrjetet Lokale për Multikulturalizëm, e implementuar nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike dhe e mbështetur nga programi Civica Mobilitas. Komunat që mbulohen nga ky hulumtim janë: Tetova, Bërvenica, Gostivari dhe Vrapçishti.
Rezultatet e paraqitura në kapitujt vijues analizojnë marrëdhëniet ndëretnike për një periudhë prej një viti. Përkatësisht, ideja që qëndron pas formulimit të këtij mjeti metodologjik – indeksi i multikulturalizmit, është që të mundësojë monitorimin e dinamikës së këtyre marrëdhënieve për një periudhë të gjatë kohore, por edhe të lejojë krahasimin midis komunave në bazë të kritereve objektive.

Analizën mund ta gjeni këtu.