Agjencia për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informata publike dhe Asociacioni për iniciativa demokratike në kuadër të Proektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare përgatitën një Udhëzues për emërimin e personit zyrtar për ndërmjetësim me informatat me karakter publik.  

Qëllimi i këtij Udhëzuesi është të ndihmojë personat përgjegjës dhe drejtues tek poseduesit e informacionit në përcaktimin e zyrtarëve për ndërmjetësim me informacion dhe saktësimin e obligimeve të tyre në drejtim të zbatimit të drejtë të Ligjit për qasje të lirë në informatat publike.

Udhëzuesi gjithashtu përmban gjithsej nëntë formularë, gjegjësisht modele që kanë një rëndësi të madhe për poseduesit e informatave si dhe për zyrtarët, me qëllim që të veprojnë në mënyrë të unifikuar, dhe efikase pas paraqitjes së kërkesave  për qasje të lirë në informacionin publik, duke përfshirë komunikimin e brendshëm ndërmjet zyrtarëve dhe punonjësve të tjerë tek poseduesit e informacionit.

Udhëzuesin mund ta gjeni në këtë link: