Digjitalizimi dhe E-shërbimet Në komuna

Analiza funksionale zbatohet si pjesë e projektit ,,Agjenda digjitale lokale’’ realizuar nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI) me mbështetje financiare të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Qëllimi i analizës është të vlerësoj shkallën e digjitalizimit dhe aplikimit të zgjedhjeve dhe mjeteve digjitale nga administrata lokale në komunikim me qytetarët, si dhe edukimin dhe rritjen e vetëdijes së qytetarëve për digjitalizimin e shërbimeve publike dhe përfitimet e përdorimit të tyre. Gjithashtu në kuadër të kësaj analize do të jepen sugjerime konkrete për aktivitetin digjital institucional.
Analiza funksionale përpiqet të japë një përgjigje për gjendjen aktuale me digjitalizimin në komunat e synuara dhe në tri institucioneve që janë nën kompetencën e këtyre komunave.