U ndanë nëntë (9) grante për OJQ-të lokale, në kuadër të projektit ,,Dallimet janë në modë – promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal”, të cilin e implementon Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI) nga Gostivari në partneritet me Shoqatën multietnike Florence Nightingale (FN) dhe “Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore”.

Organizatat qytetare gjatë 6-të muajve të ardhshëm do të kryejnë aktivitete që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në nëntë komunat multietnike. Në Bërvenicë, Gostivar, Jegunovcë, Tetovë, Kumanovë, Mavrovë dhe Rostushë dhe Strugë, përfituesit e granteve do të punojnë në zbatimin e aktiviteteve të përfshira në strategjitë lokale për të përmirësuar dialogun multikulturor. Organizatat burimet e tyre do t’i përqëndrojnë në mbështetjen e Komisioneve për marrëdhënie ndëretnike, përmirësimin e dialogut ndëretnik mes të rinjve dhe forcimin e bashkëpunimit ndër-sektorial dhe ndër-institucional me qëllim të krijimit të demokracisë së qëndrueshme multikulturore.

Drejtor ekzekutiv i ADI-t, Lulzim Haziri, në promovimin e nëntë përfituesve të granteve, tha që aktivitetet do të kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë lokale multikulturore dhe dialogut ndëretnik. Projekti zbatohet nga viti 2016 dhe deri më tani janë realizuar një numër i madh i aktiviteteve që synojnë arritjen e objektivave të projektit apo thënë ndryshe, përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Produkti i fundit i projektit është “Korniza për planifikimin multikulturor”, që ka për qëllim përfshirjen e vlerave multikulturore dhe parimeve në planifikimin dhe përgatitjen e politikave dhe programeve të institucioneve dhe organizatave gjatë veprimit në një mjedis multikulturor.

Projekti ,,Dallimet janë në modë – promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal” është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian, përfaqësuar nga Delegacioni i BE-së në Shkup.