ADI STARTON ME PROJEKT TË RI

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit për Iniciativa Demokratike (ADI), Lulzim Haziri, nënshkroi kontratë me ambasadorin çek në Shkup, E.T. Miroslav Toman, për implementimin e projektit për forcimin e kapaciteteve të të rinjve dhe përfaqësuesit e organizatave qytetare dhe mediat në praktikimin e të drejtës për qasje të lirë në informata. Projekti “Ke të drejtë për informatë përkatëse” do të realizohet në komunat Gostivar, Tetovë dhe Karposh gjatë 8 muajve të ardhëshëm, ndërsa është përkrahur nga Ambasada e Republikës Çeke në Shkup