GOSTIVARI FITOI NJË SHTEG TË RI PËR KËMBËSOR – BAJRAK TEPE

Gostivarasit fituan një vend të ri të rregulluar për ecje dhe rekreacion. Në një ngjarje të përshtatshëme dhe me një shëtitje rekreative në një grup alpinistësh, qytetarësh dhe studentësh, u promovua shtegu i saporregulluar i ecjes Bajrak Tepe me gjatësi 3 kilometra. Të pranishmit patën mundësinë të shijojnë natyrën dhe të njihen me veçoritë e shtegut.

Në muajt e fundit kemi punuar në rregullimin, pastrimin dhe shënjimin, si dhe vendosjen e sinjalistikës përkatëse – sinjalistikën rrugore dhe tabelat informative në shtigjet malore dhe për biçikleta. Në kuadër të projektit janë rregulluar 4 shtigje malore me gjatësi rreth 40 km dhe 5 shtigje për biçikleta me gjatësi rreth 160 km.

Projekti mbështetet nga programi RELOAD 2 i UNDP-së dhe Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me Asociacionin për Iniciativa Demokratike (ADI).