Në Gradec u hap për përdorim Qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara

Ndërtimi i Qendrës ditore për personat me aftësi të kufizuar pasqyron nevojën e bashkësisë së gjerë dhe procesin e konsultimit që komuna zhvilloi me qytetarët lidhur me problemet prioritare sociale për t’u zgjidhur.

Vrapçishti është komuna e parë rurale në vend ku hapet një Qendër ditore e këtij lloji. Nëpërmjet qendrës, personave me aftësi të kufizuara fizike, intelektuale apo të kombinuara do t’u ofrohet kujdes tërësor, duke plotësuar nevojat e tyre për mësim, socializim dhe organizim të kohës së lirë.

Ky projekt realizohet në partneritet ndërmjet ADI-së dhe Komunës së Vrapçishtit, përmes projektit ” Vrapçishti komunë e integruar dhe inkluzive – Për të gjithë!”, i cili zbatohet në kuadër të Programit Vjetor IPA II për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020. – BE për komunat.